Haxhiu reagon pasi Kurti ia huqi për qytetarin e arrestuar në Serbi

10 janar 2024 | 12:07

Albulena Haxhiu ka dhënë një sqarim pas shpërndarjes së informatave të gabuara nga kryeministrit Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Duke folur për të arrestuarit shqiptarë të Kosovës në Serbi, kryeministri Kurti, ka thënë se Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula po “mbahen në burgjet e Serbisë”, ndonëse Dula është liruar para disa muajsh nga autoritetet serbe.

“Kjo nuk është hera e parë, kjo është sjellje e qëllimshme e dashakeqe e Serbisë që bie ndesh me konventat ndërkombëtare. Serbia mban në paraburgim edhe Petrit Dulën e Nezir Mehmetajn, gjoja për krime lufte. Nezir Mehmetaj ka qëndruar për muaj të tërë pa aktakuzë. Petrit Dula vuan burgimin bazuar në vendimin e gjykatës përkundër që dëshmitari në rastin e tij ka mohuar që Dula është autor i veprës edhe kur është marrë në pyetje nga autoritetet në Podgoricë”, ka thënë Kurti të mërkurën.

Pas “huqjes” së kryeministrit Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është detyruar të dal me një sqarim në konferencën për medie menjëherë pas mbledhjes.

Haxhiu nuk e ka fajësuar shefin e qeverisë.

“Më lejoni që para se të fillojmë, të bëjmë një sqarim në raport me fjalën e kryeministrit Kurti. Menjëherë pasi që kryeministri Kurti e përfundoi fjalën e tij, u konsultuam bashkë në raport me Petrit Dulën dhe Nezir Mehmetajn, i cili, ky i fundit po mbahet në burgje në Serbi. Ndërkaq, sa i përket Petrit Dulës, kryeministri më theksoj se i njëjti është liruar, mirëpo edhe Petrit Dula edhe Nezir Mehmetaj janë futur në një paragraf. Andaj, më lejoni që t’ua sqaroj: ideja ka qenë që të flasim për trajtimin mizor dhe po ashtu padrejtësitë që Serbia vazhdon t’ua bëjë qytetarëve tanë duke i mbajtur ata në paraburgim pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gardiani serb i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, Dragisha Millenkoviq,…