Mosjetësimi i reformës në drejtësi, Haxhiu ia lë fajin Gjykatës Kushtetuese

10 janar 2024 | 12:11

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka ashpërsuar edhe më tutje gjuhën ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Haxhiu ia ka lënë fajin kësaj gjykate për mosjetësimin e reformës në drejtësi.

Sipas saj, Kushtetuesja është penguese e reformës në drejtësi dhe shpëtim për opozitën.

“Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që po e pengon jetësimin e reformës jo vetëm në drejtësi, por edhe në fushat tjera. Këtë po e them sepse opozita po e konsideron si shpëtim në mënyrë që të mos jetësohen reformat, qoftë në drejtësi qoftë në aspektin ekonomik financiar dhe ato që kanë të bëjnë me administratën publike”.

“Vetë fakti që ligji thotë që gjykata për kërkesat që dërgohen nga ana e Kuvendit, të trajtohen brenda dy muajve dhe në anën tjetër ne presim deri në një vit për ta marrë një aktgjykim të Kushtetueses natyrisht se kjo paraqet problem sepse ka pasoja afatgjate. Sepse reformat që ne mund ti përfundonim para një viti, jemi të detyruar të presim me muaj të tërë në kundërshtim me ligjin për Gjykatën Kushtetues”, ka thënë Haxhiu në një konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar disa ligje, tërësisht ose pjesërisht, të iniciuara nga qeveria Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albulena Haxhiu ka dhënë një sqarim pas shpërndarjes së informatave…