Batatina refuzon tri oferta nga Evropa

10 janar 2024 | 12:38

Tahir Batatina do t’i qëndrojë besnik Llapit, edhe pse kishte oferta zyrtar në drejtim të tij kohëve të fundit. Trajneri llapjan ka qenë mysafirë në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ku ka folur për karrierën e tij.

Ndër të tjera i pari i shtabit teknik të Llapit ka bërë të ditur se kishte oferta zyrtare nga Astana dhe Sheriff Tiraspol si dhe një tjetër nga një klub azer, por që i ka refuzuar ato.

“Kam pasur oferta nga Kazakistani ku ishte Astana, nga Azerbajxhani, por edhe nga Moldavia ku më kërkoi gjiganti Sheriff Tiraspol. Kanë qenë oferta të mira, pasi e Sheriffit ishte 330 mijë euro në vit, por kam vendosur t’i refuzoj shkaku i Llapit ku dua të dalë kampion”, ka thënë Batatina.

43-vjeçari e ka udhëhequr Llapin që nga viti 2013 deri më 2018, ku për një kohë u largua nga pozita e trajnerit për të kryer atë të drejtorit sportiv. Megjithatë nga viti 2019 ai është rikthyer në krye të Llapit dhe ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar edicioni i dytë i JR NBA Kosovës, një…