Deputetja e LDK-së, ministres Haxhiu: Kandido në ndonjë shtet anarkik ku nuk përfillët kushtetutshmëria

10 janar 2024 | 15:49

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër ministren e drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila të mërkurën në një konferencë për medie ka adresuar kritika për Gjykatën Kushtetuese duke e quajtur pengesë për reformën në drejtësi.

Kica-Xhelili i ka “sugjeruar” Haxhiut, që herën tjetër të kandidojë në ndonjë shtet anarkik, ku nuk ka kushtetutshmëri, ligj dhe as rregull.

“Ministrja Haxhiu paska përsëritur se Gjykata Kushtetuese po PENGON jetësimin e reformave. ‘Na vjen keq’, ministre! Herën tjetër kandido në ndonjë shtet anarkik që nuk përfill kushtetutshmërinë, e ndoshta s’po të pengon më kushtetutshmëria e Republika. S’ke faj ti, jo”, ka shkruar Kica-Xhelili në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe Përfaqësues së Kosovës, Besart…