Akademiku serb: Po pranimit të Kosovës, po hyrjes në BE e NATO dhe po sanksioneve Rusisë

11 janar 2024 | 08:20

Akademiku Dusan Teodoroviq zgjodhi ta përsërisë qëndrimin e tij siç shkroi për orientimin strategjik të Serbisë dhe veprimet që duhen ndërmarrë pasi pasojat janë fort të dëmshme, siç i përshkruan ai.

Teodoroviq jo për herë të parë publikisht ka shprehur këtë opinion jo si kushtëzim, por zgjedhje e vullnetshme e serbëve.

“Ta përsërisim edhe më 2024. Po NATO-s. Po BE-së. Po Kosovës. Po sanksioneve Rusisë. Srpska në BeH”.

Akademiku serb në fund e mbyll porosinë e tij në X, se secili veprim i kundërt do të ishte shkatërrues për serbët.

“Secila ‘Jo’ na lë në errësirë, mjerim dhe primitivizëm, në periferi të botës së zhvilluar”.

Për t’u theksuar ishte, po ashtu, se akademiku serb është i vetëdijshëm se sa pak është i mbështetur në publikun serb kjo qasje e tij liberale e realiste. Një komentues i kishte shkruar se ky mendim i tij përkrhaet ndoshta 1 apo 2 % në Serbi, konstatim me të cilin u pajtua Teodoroviq. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republikanët në Ajova do të jenë të parët që do…