Deputeti i LV-së: Është koha të fillojmë bisedat për largimin e vizave edhe me ShBA-në

11 janar 2024 | 16:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjushinca, ka mirëpritur vendimin Emirateve të Bashkuara Arabe që Kosovës të ia heqin vizat.

Ai ka thënë se Kosova po hapet gjithnjë e më shumë ndaj botes.

Gjushinca ka shkruar në “Facebook” se tani është koha që të fillohet puna për largimin e regjimit të vizave edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Hapësira e lëvizjes dhe e shkëmbimeve për shtetasit e Kosovës po rritet gjithnjë e më shumë. Pas liberalizimit të vizave me zonën Schengen, tash do të lëvizim lirshëm edhe drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, gjë që besoj se do të pasohet së shpejti edhe nga vendet tjera të rajonit të gjirit-GCC. Në anën tjetër, është koha që të fillojmë punën e bisedat për largimin e regjimit të vizave edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke u bërë pjesë e programit ‘Visa Waiver Program’, sikur bëri Kroacia dy vjet më parë. Do të jetë rrugë e gjatë, por jo e pa arritshme!”, ka shkruar Gjushinca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anthony Martiali thuhet se po refuzon të largohet nga Manchester…