Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

11 janar 2024 | 21:33

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, një person dyshohet se është plagosur dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë përkatëse të Policisë, ku po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

Lajmi në përditësim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Pjesë nga fjlimi im i mbajtur në 100…