![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/01/418227752_843172541125760_1798549318314261151_n.jpg)
Jaksa Vuliq emërohet trajner i KB Prishtinës
12 janar 2024
| 10:11
Klubi i basketbollit Prishtina është bërë me trajner të ri.
Në njoftimin e klubit është bërë e ditur se trajneri i mirënjohur kroat, Jaksa Vuliq, është emëruar si trajner i klubit kryeqytetas.
“Vuliq së fundmi ishte kryetrajner i Cibonës së Zagrebit, Cedevitës në Kroaci, si dhe më herët ka drejtuar skuadra të njohura në Slloveni e Bosnje, me të cilat u shpallë kampion dhe fitoi çmime si trajneri më i mire”, thuhet në njoftim.