Kurti e Vuçiq javën tjetër në Zvicër

12 janar 2024 | 10:18

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të jenë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në Zvicër.

“Forumi Ekonomik Botëror në Davosit do të nisë javën tjetër. Nga të gjitha temat relevante, ‘Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të ndarë’, në veçanti reflekton për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. I kënaqur që shoh se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq do të jenë prezent”, ka shkruar Rohde në X.

Forumi në Davos do të mbahet nga 15-19 janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga data 1 deri më 31 mars 2023, zyrtarët publik…