Hamilton: Kam thënë se jam i sëmur për të mos marrë pjesë në teste

12 janar 2024 | 11:22

Piloti britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton, që sapo ka mbushur 39-vjeç, është piloti më i suksesshëm në historinë e Formula 1, me 103 fitore.

Gjithsesi, ka diçka në këtë sport që 7 herë kampioni i botës nuk e pëlqen: Testet. Dikur pilotët mund të zhvillonin mjaft ditë me teste në prag të sezonit, ndërsa tani ato janë reduktuar në disa orë. E megjithatë, Hamilton do të dëshironte që ato të mos ekzistonin fare, apo të zgjasnin shumë më pak. Sipas “Race Fans”, Hamilton ka deklaruar se shpesh ka mashtruar për të evituar të merrte pjesë në teste.

“Në të shkuarën, kam bërë sikur kam qenë i sëmurë për të mos marrë pjesë në disa teste”, rrëfen britaniku. “Në përgjithësi, nuk më pëlqejnë ditët e provave. Një ditë, kur mësova se George nuk do të merrte pjesë në teste se ishte i sëmurë mendova se ma hodhi, por ai ishte vërtet i sëmurë. Do të preferoja sa më pak teste ose aspak”, ka deklaruar Hamilton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa ka thyer sërish një rekord të ri në…