Haziri: Kurti e ka pranuar draftin e Asociacionit, por nuk ka marrë pjesë në proces

12 janar 2024 | 12:00

Nënkryetari i LDK, Lufti Haziri, i ka konsideruar befasuese kërkesat e kryeministrit Albin Kurti rreth dialogut, pasi Kosova nuk mund të shkojë mbrapa.

“Tani është bërë pak a shumë e njëjta situatë. Po del dhe po flet për një pjesë krejt tjetër. Ka të bëjë me një pjesë të marrëveshjes, siç është ajo e njohjes së targave. Nuk mund të kthehemi prapa. Se Albin Kurti dhe politika e tij janë mësuar me politikën një hap para dhe dy hapa mbrapa”, ka thënë Haziri.

Në një lidhje direkte në emisionin “Ballkan Update”, Haziri ka deklaruar se Kurti e ka pranuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por nuk ka marrë pjesë në proces.

“Draft statuti nga qeveria dhe zoti Kurti është pranuar në parim si dokument. Është konfirmuar dhe nga një ekip i BE që ka qenë në një vizitë në Kosovë. Ata konfirmuan që zoti Kurti e ka pranuar, por nuk ka marrë pjesë në këtë proces”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka theksuar se Serbia është duke strehuar terroristët dhe këtë më së miri sipas tij e ka vetëtuar me ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë.

“Tani duhet ta kuptoni që bojkoti në Serbi, u pa si një politik i gabueshme. Serbët e kanë në gjen, prandaj e kanë të pamundur të jenë paqësues dhe ata filluan me dhunë, agresivitet dhe situata eskalojë. Eskalimi i dhunës ndodhi me ngjarjen e 24 shtatorit, në Banjskë, ku Serbia është përshfaqur si vendi që strehon grupet terroriste”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha ka reaguar pas…