‘La Gazzetta’: Pioli dhe Mourinho rrezikojnë të shkarkohen

12 janar 2024 | 13:00

Stefano Pioli i Milanit dhe Jose Mourinho i Romës janë dy trajnerët që rrezikojnë të shkarkohen shumë shpejt.

Humbja e fundit kundër Atalantas nxori Milanin nga një tjetër objektiv, nga Kupa e Italisë, duke bërë që diskutimi rreth Stefano Piolit të rikthehet fuqishëm.  Kupa ishte një mundësi e shkëlqyer për të fituar një trofe këtë sezon, eliminimi ka trazuar edhe një herë ambientin, tani jo vetëm drejtuesit, por edhe tifozët nuk e duan më Piolin.

Të dielën në Milano do të jetë i pranishëm edhe Gary Cardinale, jo vetëm për të ndjekur në stadium sfidën me Romën, por edhe për të vendosur për të ardhmen e ekipit nga këtu e deri në përfundim të sezonit. Conte qëndron në pritje.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se jo vetëm Pioli, por edhe Jose Mourinho duhet të jetë i kujdesshëm. Diskutimi është i njëjtë edhe për teknikun portugez. Eliminimi nga Kupa e Italisë, për më tepër në derbi përballë Lazio-s, ka ftohur edhe më shumë marrëdhënien e tij me presidentin e Romës, gjithnjë sipas La Gazzetta-s palët nuk flasin ndërmjet tyre.

Për Mourinho-n ka edhe një afat të fundit, sfida e “play-off” kundër Feynoordit në Ligën e Evropës, më 15 shkurt në Roterdam dhe ndeshja e kthimit më 22 në Romë, nëse verdhekuqtë nuk kalojnë më tej, nuk është çudi që Mourinho të shkarkohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…