Dodiku kërcënon me djegien e flamurit të BeH-së: Është më mirë të mos e sjellin në RS

12 janar 2024 | 15:59

Me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, në kazermën “Kozara” është mbajtur një pritje, ku kanë marrë pjesë presidenti i Republikës Srpska (RS), Milorad Dodik dhe anëtarja e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq, transmeton “N1”.

Pritja është organizuar nga zëvendësministri i Mbrojtjes në Këshillin e Ministrave, Aleksandër Goganoviq dhe Zyra e Kujdesit Shpirtëror Ortodoks pranë kësaj ministrie.

I pyetur se si do të votojnë delegatët në Dhomën e Popullit nëse në rend dite futen ndryshimet teknike në ligjin zgjedhor, Dodiku ka thënë se RS-ja do të ketë një përgjigje nëse përfaqësuesi i lartë vendos ndryshimet siç ka paralajmëruar.

“Nuk ka asnjë përfaqësues të lartë, është përfaqësuesi juaj i lartë, ju jeni ai që po krijon platformën për Christian Schmidt, ne do të vendosim me angazhimin tonë partiak, për ne është e papranueshme që dikush të imponojë diçka, ai është i patronizuar nga ambasador amerikan por kjo nuk do të thotë asgjë, një ditë çdo gjë do të jetë antikushtetuese dhe e paligjshme”, ka thënë Dodiku.

Ai ka komentuar edhe mesazhet nga FBiH më 9 janar, Dodiku ka thënë se për RS-në 9 janari është një ditë mitike.

“Tani i shqetëson befas dhe ata dolën me një histori që përkonte me një festë fetare, është më mirë të mos e sjellin flamurin e BeH në RS, kështu që të mos kemi çfarë të djegim”, ka thënë Dodiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Prishtinës nuk po ndalet në këtë afat kalimtar.…