![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/01/Screenshot_13-2-1.png)
Wiliam Walker shpallet qytetar nderi nga Komuna e Vitisë
13 janar 2024
| 14:59
Komuna e Vitisë ka shpallur qytetar nderi, ish-ambasadorin e OSBE-së, dhe diplomatin, William G. Walker, shkruan Reporteri.net.
Kontributi i tij i lartë u konsiderua i veçante në këtë komunë, ku përveç nga zyrtarët komunalë u prit edhe nga qytetarë.
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, me këtë rast tha se historia e Reçakut nuk do të ishte e njohur pa ndihmën e madhe të Walkerit.
“Ai së bashku me ekipin e tij mori një qëndrim të paanshëm ndaj të vërtetës”, tha Haliti.
Kryetari Haliti i dha çelësin e qytetit të Vitisë ambasadorit Walker.