Shala: I pëlqej ose jo Vuçiqit, Qeveria ka caktuar Limajn kryenegociator

07 shtator 2018 | 23:09

Endrit Shala, anëtari i Kryesisë së Nismës, njëherësh këshilltar i Fatmir Limajt ka reaguar ndaj deklaratës së Vuçiqit, i cili tha se Serbia nuk e do kreun e Nismës si kryenegociator në bisedimet Kosovë -Serbi.

Shala ka thënë se Serbia nuk e vendos se kush e udhëheq dhe përfaqëson  popullin e Kosovës. 

Shala ia ka rikujtuar Vuciqit se qeveria e Kosovës ka vendosur për Limajn si udhëheqës të bisedimeve.

Reagimi i plotë i Endrit Shalës postuar në rrjetin social “Facebook”:

Tash e sa vite Serbia nuk vendos se kush e udhëheq dhe e përfaqëson popullin e Kosovës. As Vuçiqi nuk do ta ketë këtë mundësi asnjëherë. Kosova është shtet, i ka institucionet e veta dhe i përcakton vetë kush e udhëheqë Kosovën dhe nuk mirremi me deklaratat e një ish ministri të Millosheviqit, Në fakt, Vuçiqi sa ka qenë ministër e zëdhënës i regjimit kriminal të Millosheviqit e ka pas krijuar një ekip të ashtuquajtur shqiptar të ndershëm, që sipas tij, përfaqëson shqiptarët, bile edhe në Rambuje i ka pas në delegacionin serb.

Ajo kohë ka përfunduar moti. Sikurse ne në Kosovë nuk mund të vendosim kush e përfaqëson Serbinë, pavarësisht që në krye të atij shteti është njeriu që ka projektu e zbatu spastrimet etnike në Kroaci, Bosnjë e Kosovë. Sigurisht, jo të gjithë kanë aktgjykime të formës së prerë të dënuar për gjenocid e krime kundër njerëzimit nga gjykata ndërkombëtare në Hagë. Pavarësisht, kësaj ne jemi të përkushtuar për dialog, mirëkuptim e paqe me gjithë fqinjët tanë duke respektuar interesat e secilit pa cenuar interesat e shtetit të Kosovës.

Vuçiqi duhet ta ketë të qartë se qeveria e Kosovës ka vendosur zotëri Limajn udhëheqës të negociatave nëse Vuçiqi dëshiron të ketë negociata me Kosovën atëherë ai duhet ta dijë se kryenegociatori i bisedimeve i caktuar nga qeveria e Kosovës është zotëri Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur në moshën 26 vjeçare reperi amerikan, Mac Miller…