Manchester City do të ndërtojë akademinë e futbollit ‘Durrah City’ në Durrës. Ja logo?

14 janar 2024 | 19:08

“Dyrrah City” do të quhet akademia e futbollit në Durrës që do hapet nga klubi gjigand britanik Manchester Cityt me të cilin qeveria shqiptare ka lidhur një marrëveshje.

“Dyrrah City” do ketë për qëllim edukimin e talenteve dhe formësimin e tyre për të ardhmen, duke i ekspozuar në një arenë të madhe futbolli siç është Manchester City. Klubi anglez, ndër më të mëdhenjt në botë, i ka besuar Shqipërisë një nga tetë akademitë që ka ndërtuar në botë dhe që do shërbejë edhe për rajonin.

Vetë Manchester City, por edhe kryeministri Edi Rama, zbuluan të shtunën se në pranverë do të nisë edhe ndërtimi i kësaj akademie. Në të do jenë trajnerët dhe profesionist më të mirë që Manchester City do sjellë në vendin tonë, me qëllim identifikimin dhe rritjen e talenteve shqiptarë dhe jo vetëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga 12 dhjetori i vitit 2023, asnjë seancë nuk…