Ten Hag: Sancho për tu rikthyer në United duhet të kërkojë falje

15 janar 2024 | 12:09

Jadon Sancho pas një periudhe aspak të mirë në Manchester United u rikthye te Borussia Dortmund në formë huazimi.

Trajneri Erik Ten Hag ka thënë se sulmuesi anglez për tu rikthyer në Manchester United duhet të kërkojë falje.

“Për t’u rikthyer te ne do të duhet të kërkojë falje. Ai e di tashmë diçka të tillë, nuk ka kuptim të flas më për këtë. Koha e tij këtu sigurisht nuk ishte një sukses. Nuk ka asnjë tolerim për disiplinën në ekipin tim. Nuk e prisja atë nga një profesionist”, ka thënë Ten Hag.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në akademinë përkujtimore për 25-vjetorin…