Xhaka në formacionin e javës në Bundesliga

15 janar 2024 | 12:49

Bayer Leverkuseni ka vazhduar me formë të shkëlqyer në Bundesliga, duke marrë një fitore tjetër të madhe në udhëtim.

“Farmacuetikët” kanë triumfuar në udhëtim te Augsburgu me rezultat minimal 0-1, gol që u shënua në minutën 94-të nga Palacios.

Granit Xhaka ishte ndër lojtarët më të mirë në këtë sfidë, duke qenë i pakalueshëm në mesfushën e Leverkusenit. “Sofa Score” e ka futur mesfushorin shqiptar në formacionin më të mirë të xhiros së 17-të në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Përveç ylli kosovar në këtë formacion janë edhe Trapp, Stark, De Ligt, Gulde, Hofmann, Palacios, Grimaldo, Simons, Musiala, Hack.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e edicionit të parë të “BBVK”, Gresa Hoti, nuk…