Ancelotti: 11 trofe me Realin? Dua të luftoj për të 12-in

15 janar 2024 | 14:00

Carlo Ancelotti, trajner i Realit të Madridit, e pranon se fitorja e thellë 4-1 në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës ishte ndoshta paksa e tepruar, por skuadra e tij e meritoi dhe përfitoi nga pikat e dobëta të rivalit historik.

“Ishte një ndeshje e vështirë, nuk e prisja të shënonim kaq herët. Ne përfituam nga fakti që linja e tyre e mbrojtjes u vendos lart, rezultati ishte i tepruar për mënyrën se si luajti Barcelona”, ka thënë Ancelotti.

Vinicius Jr. shkëlqeu me një tregolësh që në pjesën e parë. “Vini luajti shumë mirë. I duheshin dy ose tri ndeshje për t’u rikthyer në nivelin e tij më të mirë (braziliani ishte jashtë për një muaj për shkak të një problemi fizik). Skuadra është vërtet e mirë, ne jemi të motivuar, veçanërisht pas fitimit të këtij trofeu. Për italianin ishte trofeu i 11-të si trajner i Realit, por ai e ka të qartë se cikli do ende kohë të mbyllet: “Jam i lumtur, por dua të luftoj për të 12-tin. A e kam kaluar rekordin e Zidane? Ishte një natë e veçantë, por në Madrid ka shumë net të tilla. Kjo është forca e këtij klubi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shpallur konkurs për 28…