Cramoni uron qytetarët për liberalizim, kërkon progres të Kosovës para se BE-ja të shkojë në zgjedhje

15 janar 2024 | 14:27

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka kërkuar më shumë progres në dialogun Kosovë-Serbi, para se Bashkimi Evropian të shkojë në zgjedhje.

Në një konferencë për media të hënën në Prishtinë, Von Cramon, fillimisht ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, teksa e ka quajtur vetën “mike të Kosovës”.

Von Cramoni ka folur edhe për takimin me krerët e institucional e me liderët opozitarë, duke e quajtur gjithëpërfshirëse.

“Uroj që më në fund Kosova mori liberalizimin e vizave, të gjithë kemi luftuar shumë për këtë. Të gjithë kemi pasur përshtypjen se ka qenë situatë diskriminuese, ku të gjitha shtetet e rajonit kanë mundur të udhëtojnë, përveç Kosovës, për këtë uroj të gjithë”, ka thënë ajo.

Von Cramoni ka thënë se gjatë takimeve  në Kosovë ka biseduar për shumë çështje.

“Lufta kundër korrupsionit është duke vazhduar. Kam kërkuar të rritet buxheti ndaj transmetuesit publik. Po ashtu edhe në dialogun në mes të qeverisë dhe organizatave civile ka shumë ankesa”, ka thënë ajo.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Von Cramoni ka thënë se “gjërat janë shumë dinamik, kemi parë pak progres”.

Ndërsa duke folur për zgjedhjet në Bashkimin Evropian, ajo ka thënë “unë si shoqe e mirë e Kosovës, dëshiroj të shoh progres para se të shkojmë në kampanjat në zgjedhje. Pasi Brukseli do të mbyllet dhe do të merren me zgjedhje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Xavi Hernandez ka folur për humbjen e Barcelonës nga…