Daut Haradinaj kujton bashkëluftetarin e tij Driton Zeneli

08 shtator 2018 | 12:50

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka përkujtuar bashkëluftetarin e tij Driton Zeneli.

“Para 20 vitesh, në një betejë tepër të përgjakshme, ra dëshmor miku dhe bashkëluftetari im Driton Zeneli.

Vitet kalojnë e lavdia veç rritet bashkë me kujtimet e përjetshme për të. Isha me fat që e njoha komandant Drejtonin, ai ishte shkollë për mua. Sublime çdo vepër e tij. 

Në paqe qofsh mik!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Valon Murtezaj Ashtu si, për shembull, farmakologjia që përcakton…