Avokatët Gent dhe Blend Gjini fitojnë një betejë gjyqësore në rastin e një komuniteti rom

16 janar 2024 | 22:43

Avokatët Gent dhe Blend Gjini arritën që në Gjykatën e lartë Supreme të e fitojnë të drejtën e diskriminimit të komuniteteve për të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre.

“Më 11. 01.2024 avokatët Gent dhe Blend Gjini me rastin e parashtrimit të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatë Supreme kemi fituar betejën gjyqësore ne raport me dy aktgjykimet e gjykatave të cilat padrejtësisht të akuzuarin, pjesëtarin e komunitetit rom, Cevdet Caca, të njëjtat vendime e kishin dënuar me burgim efektiv 7 muaj pjesëtarin rom. Nga rezultati i ankesës së parashtruar dhe vet vendimi i Gjykatës Supreme përveç që ka konstatuar shkelje në vendimet e dy gjykatave ka krijuar edhe një standard të ri juridik për komunitetin rom për të drejtën për ta pasur përkthyesin e saj në gjuhen rome në procese gjyqësore të cilën deri me tash nuk e ka pasur ky komunitet për çështjet gjyqësore të ngritura pranë organeve të drejtësisë”, ka njoftuar zyra e avokatit Gent dhe Blend Gjini.

Më tej theksohet se aq më tepër kur kjo çështje do të kalojë në procedim në Gjykatë të Strasburgut nga padrejtësia e vendimeve të gjykatave si rezultat të ankesës së parashtruar. “…ku kemi arritur që të njëjtat vendime t’i rrezojmë-anulojmë për dënim të pafajshëm me burgim të personit të akuzuar dhe si vendime që kane shkelur dispozitat e Konventës Evropiane për Liritë dhe Drejtat e Njeriut”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komentatori politik Driton Lajçi ka thënë se nuk rrezik që…