Kancelarja Merkel nis vizitën në Maqedoni

08 shtator 2018 | 13:31

Kancelarja gjermane Angela Merkel e cila sot qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë në platonë para Qeverisë u prit me një ceremoni solemne nga ana e kryeministrit të këtij vendi Zoran Zaev.

Kjo është vizita e parë e një kancelari gjerman në Maqedoni dhe qëndrimi i saj në vend është pjesë e mbështetjes, që bashkësia ndërkombëtare e jep për referendumun i cili është caktuar më 30 shtator të këtij viti, kur qytetarët duhet të prononcohen për Marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe integrimin në NATO dhe BE, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas pritjes solemne kancelarja Merkel dhe kryeministri Zaev kanë filluar takimin e paralajmëruar, ndërsa më pas do të mbahet edhe pres konferenca e përbashkët.

Në vigjilje të referendumit për vizitë në Maqedoni gjatë ditëve të fundit ishin sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut Jean Asselborn, si dhe kancelari austriak Sebastian Kurz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një satelit rus vitin e kaluar ka tentuar që të…