Masa të rrepta të sigurisë në veri, policia në çdo cep të rrugës

08 shtator 2018 | 13:34

Vizita e paralajmëruar e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në veri të Kosovës ka bërë që Policia e Kosovës të aplikojë masa të rrepta të sigurisë në atë pjesë të vendit.

Siç shihet në fotot e realizuara nga “kallxo.com”, rruga në drejtim të Zubin Potokut nga Mitrovica e Jugut është e mbikëqyrur nga forca të shtuara të policisë.

Çdo rrugicë në fshatin Varage dhe fshatrat tjera të veriut ka të vendosur pjesëtarë të policisë së Kosovës.

Gjithashtu policë ka edhe ne hyrjet të Zubin Potokut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane Angela Merkel e cila sot qëndron për vizitë…