![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/01/uka.jpg)
Protesta pa zë e deputetit të LV-së: Kur zëri im është ‘pengesë’, heshtja ime është protestë
17 janar 2024
| 16:45
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fitim Uka, ka reaguar pas raportimeve në medie se ai është njëri nga deputetët që s’ka folur fare gjatë vitit të kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Uka ka shkruar në “Facebook” se “kur zëri im është pengesë, heshtja ime është protestë”, por pas specifikuar arsyet e kësaj heshtjeje.
Kur zëri im është ‘pengesë’, heshtja ime është protestë! Kur më shumë ka vlerë forma se sa përmbajtja, e më e çmueshme është sekuenca se sa procesi… ndodhë edhe kjo!”, ka shkruar Uka.