Kuvendi nesër mban seancë e jashtëzakonshme për çmimin e rrymës

17 janar 2024 | 17:24

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër (e enjte) në një seancë të jashtëzakonshme.

Seanca, që pritet të fillojë në orën 10:00, do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, e ajo është për çmimin e rrymës.

“Shqyrtimi i propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët”, ka njoftuar zyra për informim e Kuvendit.

Vendimi për këtë seancë është marrë në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit.

Kjo seancë është iniciuar nga grupi parlamentar i PDK-së dhe është përkrahur nga deputetët e LDK-së dhe AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimet në tregti dhe teknologji informative (IT), konsumi dhe ndërtimtaria…