Abdixhiku takon degën e LDK-së në Ferizaj dhe në Shtime, thotë se ishin takime mobilizuese

17 janar 2024 | 23:31

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar degën e LDK-së në Ferizaj dhe në Shtime.

Ai thotë se këto takime janë pjesë e angazhimit për mobilizim të anëtarësisë në terren.

“Dy takime tjera mobilizuese e frymëzuese. Sonte, qëndrova në degët tona në Ferizaj e në Shtime. Takova Kryesitë e Degëve, kryetarët e nëndegëve e këshilltarët lokal, si pjesë e thirrjes e angazhimit tonë për mobilizim të anëtarësisë në terren”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”

Ai ka theksuar se mes diskutimeve të hapura e të shëndosha, po nxisin njëri-tjetrin drejt angazhimit të madh në çdo anë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vizitës zyrtare në Kosovë, ministri për Evropë dhe Punë…