![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/667CABB3-1B52-4259-9586-C128DF06170E.jpeg)
Mbahet seancë e mbyllur ndaj ish-krerëve të UÇK-së
18 janar 2024
| 11:07
Edhe sot ka vazhduar procesi gjyqësor me rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Për shkak se disa aspekte duhej të diskutoheshin në privatësi, seanca është mbajtur e mbyllur.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ishin të pranishëm në sallë, ndërsa Jakup Krasniqi ishte pjesëmarrës përmes një video-lidhjeje.