Shumë oferta për Brojën, kjo është shuma që kërkon Chelsea

18 janar 2024 | 12:35

Shumë klube janë duke u interesuar për sulmuesin shqiptar Armando Broja. 22-vjeçari po kërkohet nga West Ham, Fulham dhe Wolverhampton janë vënë në gjurmët e shqiptarit, por për këto skuadra nuk ka për të qenë e lehtë.

Chelsea ka bërë me dije se për të lënë të lirë Brojën kërkon 50 milionë stërlina.

Lajmin e konfirmoi “Daily Telegraph”. Broja ka një kontratë deri në vitin 2028 me londinezët. Armando Broja u rikthye pak kohë më parë nga një dëmtim i gjatë dhe këtë sezon ka luajtur në total në 17 ndeshje e realizuar 2 gola. Shqiptari nuk ka luajtur shumë ndeshje si titullar dhe shpesh është zëvendësuar, por shpesh ka bërë paraqitje të mira.

Për Broja është interesuar edhe Inter në Itali, por të gjitha skuadrat që dëshirojnë shërbimet e shqiptarit duhet të paguajnë 50 milionë stërlina te Chelsea.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bostoni ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas…