Dresheviqi transferohet në Japoni
18 janar 2024
| 13:21
Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Ibrahim Dresheviq ka nënshkruar kontratë me klubin japonez, Machida.
Klubi japonez ka njoftuar për transferimin e futbollistit “dardan”, por nuk ka dhënë detaje tjera.
“Ju njoftojmë se është vendosur që Dresheviq t’i bashkohet klubit me transferim të përhershëm nga Fatih Karagümliuk i Turqisë”, thuhet në njoftimin e klubit japonez.
Ndërsa, Dresheviq është shprehur i lumtur më këtë transferim.
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi të madh. Jam i emocionuar që luaj për ekipin dhe tifozët. Është një përvojë e re për mua dhe familjen time gjithashtu. Unë dua që ky klub të fitojë. do të luajë”, ka thënë Dresheviq.