Flet drejtori i Emergjencës për gjendjen e vajzës së lënduar nga rënia e çatisë së objektit të komunës së Prishtinës

18 janar 2024 | 15:36

Një 20-vjeçare ka pasuar lëndime nga rënia e çatisë së ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës, e cila është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK.

Për gjendjen e saj, ka folur për “EO” drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Ai ka thënë se 20-vjeçarja është duke u trajtuar në Emergjencë dhe se gjendja e saj është stabile.

“Sapo është sjellë në Emergjencë. Gjendja e saj është stabile por që ka disa lëndime goxha të rënda në trup”, ka thënë shkurtimisht Syla.

Çatia e kësaj ndërtesë ka rënë si pasojë e erërave të forta sot gjatë ditës.

Nga fotografitë e shkrepura nga vendi i ngjarjes, mund të vërehet se rënia e çatisë ka shkaktuar edhe dëme materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për vetëm dy javët e para të këtij viti, Ministria…