Hendersoni edhe zyrtarisht te Ajaxi

18 janar 2024 | 23:09

Jordan Henderson ka mbërritur në Amsterdam për të finalizuar kalimin e tij nga klubi i Arabisë Saudite Al-Ettifaq te Ajax.

Ish-kapiteni i Liverpool-it u fotografua duke mbërritur në aeroportin Schiphol dhe më pas duke u larguar bashkë me menaxherin e përgjithshëm të klubit, Herman Pinkster.

Henderson do të zhvillojë teste mjekësore përpara se të zyrtarizohet te skuadra e re. Sipas asaj që shkruajnë mediat, bëhet fjalë për një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë, megjithëse lojtari ka pranuar një ulje të konsiderueshme nga paga e tij prej 350,000 £ në javë në Arabinë Saudite.

Henderson nuk mund të luajë kundër RKC Waalwijk të dielën, pasi duke qenë anglez, leja e punës e Henderson kërkon 2 javë kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli është finalisti i parë i Superkupës së Italisë. Napolitanët…