Hoxhaj kundër vizitës së Vuçiqit në Gazivodë

08 shtator 2018 | 19:00

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dalë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për ta lejuar presidentin e Serbisë Aleksandër Vucic ta vizitojë liqenin e Gazivodës (Ujmanit).

“Qëndroj fuqishëm kundër vizitës së Vucicit në Gazivodë, sepse kjo është simbol i shpërndarjes së urrejtjes”, ka shkruar Hoxhaj në “Twitter”.

Hoxhaj përsëriti qëndrimin e tij se vizita e Vucicit në Gazivodë është përsëritje e Milloshevicit në 1989, dhe në të njëjtën kohë është imazh i turpit dhe shovinizmit të Serbisë ndaj Kosovës.

Hoxhaj tha se kjo është edhe dëshmi se edhe vetë Evropa po promovon politika anti-Evropiane në Ballkan, duke u bërë presion institucioneve të Kosovës për të lejuar agjenda të tilla.

Edhe gjatë ditës së djeshme, Hoxhaj ka kundërshtuar ashpër vizitën në Gazivodë të presidentit serb. Përmes Twiterit tha se Vucic po ndjek hapat e shefit të tij të dikurshëm, Sllobodan Milloshevic. Hoxhaj shtoi se në Serbi vetëm emrat e politikanëve kanë ndryshuar ndërsa politikat shoviniste janë aty ku kanë qenë.

“Sic kanë dështuar atëherë, do të dështojnë edhe tani”, ka shkruar zëvendëskryeministri.

Qeveria e Kosovës pasi kishte marrë vendim për të mos e lejuar vizitën e Vucicit në Gazivodë e ndryshoi vendimin pas, sic u tha, presionit nga BE-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Jakup Krasniqi Kosova në koordinim me faktorin Ndërkombëtar më…