Atletico Madrid në çerekfinale të Kupës së Mbretit

19 janar 2024 | 07:26

Atletico Madrid është kualifikuar për në çerekfinalen e Kupës së Mbretit pasi mundi 4-2 Real Madrid.

Në minutën e 21-të, Vinicius “flirtoi” me golin, por portieri Oblak i tha jo, me një pritje fantastike.

Tifozët e Los Colchoneros do të festonin në minutën e 39-të, pasi u finalizua me sukses një aksion i bukur.

Një krosim në zonën e Los Blancos u devijua nga Rudiger, mrekullisht i gjendur aty mesfushori brazilian Lino realizoi gol me një top tokazi.
Tensioni ishte i pranishëm në fundin e fraksionit. Me mjaft personalitet, arbitri Cuadra qetësoi situatën, duke mos e lënë të acarohet më keq.

Atëherë kur pritej vërshëllima e kryesorit për të dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes, erdhi goli i barazimit për të besuarit e Ancelottit, falë një gafe të portierit Oblak.

Në pjesën e dytë, të dy skuadrat shënuan nga një gol, me Moratën dhe Joselu. Atletico u kualifikua pas golave në shtesë të Griezmman dhe Riquelme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka vizituar kompaninë…