Përfitimet e tiroides nga acidet yndyrore Omega-3

19 janar 2024 | 08:42

Gjëndra tiroide është thelbësore në prodhimin e hormoneve për metabolizmin, rritjen dhe zhvillimin.

E acidet yndyrore omega-3 vijnë me përfitime të shumta shëndetësore, duke përfshirë funksionimin e gjëndrës tiroide, shkruan HT, transmeton Klankosova.tv.

“Acidet yndyrore omega-3, që gjenden zakonisht në vajin e peshkut dhe disa vajra bimore, janë lëndë ushqyese thelbësore që luajnë një rol vendimtar në shëndetin e përgjithshëm, duke përfshirë funksionimin e gjëndrës tiroide”, shkroi doktoresha, Corina Dunlap.

Ndërsa këto janë disa përfitime shëndetësore të acideve yndyrore Omega-3:

-Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, duke trajtuar kështu çrregullimet e tiroides si tiroiditi Hashimoto.

-Acidet yndyrore omega-3 mund të modulojnë dhe qetësojnë sistemin imunitar, duke qenë në këtë mënyrë të rëndësishme për çrregullimet autoimune të tiroides siç është sëmundja e Graves.

-Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në shndërrimin e Tiroksinës në Triiodothyronine – forma aktive për më shumë efikasitet.

-Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në modifikimin e ndjeshmërisë së indeve ndaj hormoneve të tiroides, duke rritur kështu transportin e hormoneve tiroide në trup.

-Acidet yndyrore omega-3 mund të ndikojnë në marrjen e hormoneve të tiroides në nivel qelizor – kjo mund të ndikojë në funksionin dhe sinjalizimin e receptorëve të hormoneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Veriut thotë se ka kryer një test të…