Nëse do ta njihja Kosovën e pavarur, do ta fitoja Çmimin Nobel për Paqe

19 janar 2024 | 08:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë në një televizion miqësor ndaj tij në Serbi, TV Pink, ka thënë se po ta njihte Kosovën do ta merrte Çmimin Nobel.

Vuçiqi pothuajse në secilin paraqitje luan ndonjë rol, herë paraqitet si i fuqishëm, herë si viktimë, ndërsa mbrëmë serbëve iu paraqit si patriot i madh që po reziston për ta njohur Kosovën.

“Nëse do ta njihja Kosovën e pavarur, do t’ju them menjëherë, do ta fitoja Çmimin Nobel për Paqe. Dhe çfarë më duhet në jetën time? Kam nevojë për respektin e popullit tim, respektin e qytetarëve të Serbisë. Nuk më intereson çfarë mendojnë të huajt”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO po fillon stërvitjen e saj më të madhe që…