Refuzohet kërkesa e Berishës për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit

19 janar 2024 | 11:10

SPAK-u ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për të qenë i pranishëm në seancat e Kuvendit, edhe pse ndaj tij është dhënë masa e sigurisë arrest në shtëpi.

Kërkesën për të marrë pjesë në seancat plenare e kishin bërë avokatët e tij, Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj, por nuk është miratuar. Masa e sigurisë ndaj Berishës ka hapur debatin nëse atij do t’i ndërpritet mandati i deputetit, nëse mungon për më shumë se 6 muaj në Kuvend.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën 24 janar për shqyrtimin e ankimit të kreut të Rithemelimit, Sali Berisha kundër masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, që qëndron në fuqi prej 20 ditësh.

Në të njëjtën çështje gjyqtarja Ilirjana Olldashi do të shqyrtojë edhe ankimin kundër vendimit që ka refuzuar përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka.

Ndërkohë është vendosur që të shtyhet marrja në pyetje nga SPAK-u e ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Si i dyshuar në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, Sali Berisha do të merret në pyetje më 23 janar, ndërsa dy ditë më pas SPAK-u do ta pyesë edhe Jamarbër Malltezin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karim Benzema thuhet se ka marrë një vendim për të…