Mbappe: Nuk po ‘vjedh’ askënd, i meritoj të gjitha paratë që fitoj

19 janar 2024 | 11:21

Kylian Mbappe është një nga personazhet më të përfolur në botën e futbollit. Sulmuesi i Paris Saint-Germain (PSG) konsiderohet gjerësisht si lojtari më i mirë për momentin e si rrjedhojë edhe të ardhurat e tij janë në majat më të larta.

Megjithatë, francezi i bindur për potencialin e tij, së fundmi thekson se ai i meriton të gjitha paratë që fiton dhe se nuk po “vjedh” askënd.

“Unë edhe kur isha në moshën 12-vjeçare e dija mirë se sa para qarkullohet në futboll. Unë i meritoj çdo qindarkë që fitoj, besoj se nuk po vjedh askënd apo jo? Kështu funksionon bota në ditët e sotme”, është shprehur Mbappe.

Ndër të tjera, 25-vjeçari ka thënë se i mungon jeta e përditshme dhe e thjeshtë jashtë qendrës së vëmendjes, pa qenë kudo në fokusin e kamerave.

“Më ka marrë malli të shkoj në një restorant dhe të qëndroj i pashqetësuar nga njerëzit. Apo të dal me shokët e të shkoj në një festë. Mua më pëlqejnë gjërat e thjeshta në jetë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho thuhet se ka rënë dakord të bëhet menaxheri…