Gjendet i vdekur një person në Malishevë, policia nis hetimet

19 janar 2024 | 16:51

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së premtes, në trotuar në fshatin Terpezë të Malishevës.

Lajmin për “Telegrafin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 07:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në trotuar, afër rrugës në fshatin Terpezë-Malishevë”, ka thënë Elezaj.

Ai ka bërë me dije se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka përfunduar Elezaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arizona State University, i njohur për vizionin inovativ dhe përkushtimin…