Ukraina shkatërron depozitat e naftës brenda në Rusi

19 janar 2024 | 22:43

Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë ku depozitohej nafta në jug të Rusisë, në një ngjarje që autoritetet dyshojnë të jetë shkaktuar nga një sulm me dron nga Ukraina.

Mediat ruse thonë se katër rezervuarë nafte u dogjën dhe më pas zjarri u përhap në një sipërfaqe prej 1000 metrash katrorë. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar.

Guvernatori i Bryansk tha se droni u interceptua pranë qytetit Klintsy dhe eksplozivi i tij më pas ra në depon e naftës.

Ky sulm me dron është i dyti ndaj zonave të depozitimit të naftës ruse në dy ditët e fundit. Një sulm i paprecedentë shënjestroi një terminal të madh të ngarkimit të naftës në qytetin e Shën Petersburg, të enjten.

Raportet ruse sugjeruan se droni u rrëzua pa shkaktuar dëme, por kishte indikacione në Kiev se sulmi, deri tani nga kufiri ukrainas, shënoi një fazë të re në strategji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Itali, ku një…