Reka takon përfaqësuesen e përhershme të Guyanas në OKB, konfirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale

20 janar 2024 | 10:11

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar përfaqësuesen e përhershme të Guyanas në OKB.

“Nga takimi miqësor me ambasadoren, Carolyn Rodrigues Birkett, përfaqësuese e përhershme e Guyana në OKB, ku u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se nga ky muaj, Guyana filloi mandatin dyvjeçar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur lidhur…