![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/aksident-me-fatalitet-n-euml-pej-euml-dy-t-euml-vdekur-dhe-nj-euml-i-l-euml-nduar-r-euml-nd-euml-foto_hd-780x439.jpg)
Gjendet i vdekur një person në Istog
21 janar 2024
| 08:50
Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën në fshatin Shalinovicë të Istogut.
Viktima është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
“Shalinovicë, Istog 20.01.2024-16:54. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe mjeku kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.