Edhe Bekim Jashari del në protestë, tenton ta ndalojë Vuçiqin

09 shtator 2018 | 09:30

Protestës kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Banjë të Skenderajt iu është bashkuar edhe kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari.

Jashari ka thënë për ‘klankosova.tv’, se është solidarizuar me qytetarët sepse Vuçiq po tenton të hyjë në zonën më të prekur të luftës në Kosovë.

Ai ka thënë po ashtu se president serb Aleksandar Vuçiq do të kthehet nga ka ardhur ngase drenicasit janë mobilizuar nga të gjitha anët ndërsa ka theksuar se ai mund të kalojë nē këtë pjesë vetëm kur të kërkojë falje për krimet e kryera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqatat e dala nga lufta dhe qytetarët e komunës së…