Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Shkup

22 janar 2024 | 08:13

Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë do të mblidhen sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot do të jetë nikoqir i takimit të liderëve nga rajoni kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian. Ai ka mirëpritur mbrëmë në një darkë pune në Shkup liderët e vendeve të rajonit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, të dielën është shprehur i kënaqur që ka takuar kryeministrin e Shqipërisë e të Kosovës, Ramën dhe Kurtin, në prag të Samitit të BE-së në Shkup si dhe aleatë të tjerë.

Sipas programit, para fillimit të takimit, kryeministri Kovaçevski si dhe pjesëmarrësit zyrtarë do të kenë një deklaratë për medie.

Deklaratë për medie pritet të kenë Albin Kurti, kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edi Rama, kryeministër i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, , Aleksandër Vuçiq, president i Republikës së Serbisë,  Milojko Spajic, kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi,  Srgjan Amixhiq, ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës,  Gert Jan Kopmann, drejtor i përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Xhejms OBrajan, ndihmëssekretar i Shtetit i ShBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Në nëntor të vitit të kaluar Komisioni Evropian paraqiti një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për ta përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me Bashkimin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspertja amerikane e sigurisë, Ivana Stradner, ka komentuar fjalimin e…