![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/01/edi-rama-rama-.gif)
Rama në samitin e BE-së: Një hap i madh për tu afruar më shumë me BE-në
Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë janë mbledhur sot (e hënë), në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.
Bëhet fjalë për konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.
Në fillim të samitit, është deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku ka thënë se takimi i sotëm përveç që është i rëndësishëm është edhe një hap i madh për t’u afruar më shumë me Bashkimin Evropian.
“Është një takim i rëndësishëm këtu sot. Një hap i madh për tu afruar më shumë me Bashkimin Evropian. Konsideroj që është një mundësi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të diskutojmë se bashku”, ka thënë ai.