Vuçiqi në Shkup: Për herë të parë flasim për ekonominë e jo për politikën, ku kemi dallime të mëdha

22 janar 2024 | 11:47

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë fjalimit në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian (BE) me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka thënë se për herë të parë po takohen për të diskutuar për ekonominë dhe jo për politikë, e ku tha se ka dallime të mëdha.

Vuçiqi ka thënë se në këtë samit është diskutuar me amerikanë dhe evropianë për planin e rritjes dhe tregun e përbashkët evropian.

“Ajo që është e rëndësishme për ne janë vijat e gjelbra që kamionët tanë të mund të kalojnë lirshëm kufijtë e vendeve të BE-së, për të ulur më tej kostot e tyre operative dhe për të forcuar tregtinë dhe industrinë tonë. Prandaj është e nevojshme që ne ta bëjmë vetë në të gjithë rajonin, pavarësisht nga pengesat”, ka thënë ai, duke shtuar se për herë të parë po flitet për ekonominë dhe jo për politikë.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se dallime të mëdha në mes të vendeve.

“Ne takohemi për herë të parë dhe po flasim ekskluzivisht për ekonominë, e jo për çështje të mëdha politike, për të cilat ka dallime të mëdha mes nesh”, ka thënë ai.

Ai ka paralajmëruar edhe nënshkrimin e dy protokolleve për fillimin e marrëveshjes për qasje të lirë në tregun e punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Forumit Demokratik Qytetar, Zoran Vuletiq, vlerësoi se serbët…