Proton Cable Prizreni shkarkon trajnerin Mihajlovski

22 janar 2024 | 11:51

Klubi i basketbollit Proton Cable Prizreni ka mbetur pa trajner. Kjo skuadër ka njoftuar sot se ka ndarë rrugët me trajnerin Igol Mihajlovski. Gjatë kësaj jave, ekipi prizrenas do ta emërojë trajnerin e ri.

“Ndajmë rrugët me trajnerin Mihajlovski. Nga sot trajneri maqedonas Igor Mihajlovski nuk do të jetë timonier i klubit bardh e zinj. Ky vendim erdhi pasi trajneri nuk arriti t’i bindi menaxhmentin e klubit rreth punës së tij dhe i njëjti u shkarkua nga pozita që kishte. Gjatë javës do t’ju informojmë për timonierin e ri”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë fjalimit në samitin e…