Që nga tetori i vitit të kaluar mbi 10 mijë të qytetarë të vaksinuar në Prishtinë

22 janar 2024 | 12:43

Që nga tetori i vitit të kaluar 10 mijë e 500 qytetarë janë vaksinuar nga gripi sezonal. Kështu ka bërë me dije mjeku specialist në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinës, Naim Sveçla.

Sveçla ka thënë se vaksinat mund të merren nga të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

“Gjendemi ne mesin e epidemisë së gripit. Interesimi si më herët nuk është. Diku 10 500 qytetarë janë të vaksinuar, mirëpo meqenëse është gripi tani do të thotë interesimi është në rritje për vaksina”, ka thënë Sveçla për “EO”.

Më tutje, ai ka treguar edhe për grupmoshat që mund t’i marrin këto vaksina, duke përfshirë edhe personat që u ndalohet marrja e këtyre vaksinave.

“Vaksina nuk ka efekte anësore, mirëpo vaksinën nuk munden me marrë njerëzit që kanë alergji në komponentë të proteinave të pulës ose në vezë, fëmijët nën 6 muaj dhe njerëzit që janë veç me grip ose kanë simptoma të gripit temperaturë të lartë duhet të presin. Mirëpo është mirë që para se të vinë të marrin vaksinë të konsultohen me një mjek këtu në QKMF”, ka thënë Sveçla.

Më tutje, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. “Vaksina kemi. Duhet të rritët numri, meqenëse njerëzit e vaksinuar përpos që e mbrojnë vetën e mbrojnë edhe rrethin sepse nuk munden me i përhap gripin”, ka thënë Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli dhe Interi do të përballen sonte në finale të…