FC Kastrioti Stukenbrock “rrëmbeu“ tri çmimet kryesore

22 janar 2024 | 13:14

Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani, me një manifestim të organizuar bashkë më SC Drita Kosova Kornwestheim shpalli laureatët e vitit 2023.

Klubi më i mirë shqiptar në Gjermani, për vitin 2023 u shpall FC Kastrioti Stukenbrock, fitues i kupës së Kosovës për Gjermani. Çmimi për lojtarin më të mirë të vitit i takoi Feim Statovcit, po ashtu nga FC Kastrioti sikurse edhe trajneri më i mirë i vitit 2023, Naim Pajaziti i po këtij klubi. Kështu kësaj radhe të tri çmimet kryesore i „rrëmbeu“ FC Kastrioti Stukenbrock, kurse çmimi i katërt për punëtorin më të mirë sportiv për vitin 2023 i takoi Afrim Osmanajt, kryetar i SC Drita Kosova Kornwestheim.

Në mesin e dhjetë lojtarëve më të mirë të vitit 2023 u gjenden edhe: Feriz Meha (SC Drita Kosova Kornwestheim), Rejon Dervisholli (FC Kosova Frankfurt), Kreshnik Nebihu (FC Kosova München), Astrit Hyseni (FC Kosova Düsseldorf), Durim Elezi (FC Liria Berlin), Leon Morina (FC Kastrioti Stukenbrock), Rinor Veliji (FC Liria Berlin) dhe Blend Bajraktari (FC Kosova Frankfurt).

Kupat dhe mirënjohjet i dorëzuan Ruzhdi Statovci, kryetar, Enver Muzliukaj, nënkryetar, Mustafë Bellaina e Afrim Osmanaj, anëtarë të Kryesisë dhe Miftar Dragidella, sekretar.

Me fjalë përshëndetëse dhe falënderuese u prezantuan Ruzhdi Statovci, Enver Muzliukaj e Afrim Osmanaj.

Për të pranishmit, nga klubet e përfaqësuara me të propozuar dhe klubet tjera të ftuara e që morën pjesë në këtë manifestim, në restorantin Diamant të pronarit shqiptar Istref Hulaj, klubi SC Drita Kosova Kornwestheim shtroi darkë të begatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka propozuar që luftëtarëve të…