Kurti: Masat e sigurisë ndaj Serbisë nuk mund t’i heqim, terroristët po veprojnë të lirë atje

22 janar 2024 | 13:18

Kosova nuk ka masa tregtare ndaj shtetit serb por vetëm masa të sigurisë për shkak të kërcënimit që i ka bërë gjatë viti 2023 Republikës së Kosovës. Kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media pas takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të BE-së e ShBA-së.

Kurti ka theksuar se këto masa nuk mund të hiqen derisa në Serbi shtetin të lirë terroristët e 24 shtatori.

“Tregu i përbashkët rajonal është thelbi i Procesit të Berlinit. Ndërkaq, më Planin e Rritjes do të avancojmë më tej, meqenëse në mënyrë inkrementale dhe sektoriale do të rritet pjesëmarrja dhe qasja në tregun unik të BE-së. Ne nuk kemi masa tregtare ndaj Serbisë, por ne kemi masa të sigurisë, për shkak se në vitin 2023 porsa e kemi lënë pas, tri herë kemi pasur konfiskime, sekuestrime masive të armatimit dhe municionit në veri të Kosovës përkatësisht me data 23 qershor, 5 shtator dhe 24 shtator, ahte kur e vranë rreshterin e Policisë, heroin Afrim Bujnakun”.

“I gjithë ky armatim është prodhuar në Serbi, dhe i gjithë ky armatim ka ardhur nga Serbia dhe kur kësaj ia shtojmë fakti se grupi paramilitar që e kreu sulmin terrorist e kriminal në Banjskë të Zveçanit, në maste të konsiderueshme janë të lirë në Serbi më në krye Millan Radojçiq, natyrisht masa e sigurisë së Kosovës janë të domosdoshme. Pra ne nuk kemi masa tregtare ndaj Serbisë, kemi vetëm masa të sigurisë, por, duhet ta theksoj se për shkak të kontrolleve të shtuara në vend kalimet kufitare ka mundësi që ndërmarrje të caktuar nuk janë aq ë interesuara të kalojën kufirin edhe të vijnë në Kosovë, sikurse dikur. Masa e sigurisë ne nuk mund t’i heqim përderisa e kemi atë grup paramilitar terrorist në seri që vepron i lirë. Dhe na vijnë indor që takohen e riorganizohen pa i ndryshuar qëllimet dhe sjelljet e tyre”, ka thënë Kurti.

Më tutje, Kurti ka thënë se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të ndahet me çështje e normalizimit të raporteve me Serbinë, pasi shteti serb “nuk e ka në qejf shumë as BE-në e as perëndimin”.

“Ne jemi të qëndrimit që duhet të ndahet procesi i anëtarësimit në BE me çështjen e normalizimit të raporteve me Serbinë. Duhet të na kuptojnë që nuk e kemi të lehte normalizimin e raporteve me një shtet, në të cilin vetëm 35% e popullatës janë për anëtarësim në BE”, ka shtuar Kurti.

Kurti, gjithashtu ka komentuar edhe anulimin e konferencës së përbashkët të liderëve evropianë.

“Në fillim plani ishte që të ketë një konferencë të përbashkët të të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor, mirëpo në fund të tryezës u njoftuam se secili do të mbaj konferenca veç e veç. Më mirë do të ishte që të kishim një konferencë të përbashkët, mirëpo për këtë çështje duhet të pyeten organizatorët”, ka theksuar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani, me një manifestim të…